Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garë e fortë për Palhinhan e Fulhamit

Bayerni, Liverpooli dhe Arsenali janë në garë për mesfushorin e Fulhamit dhe Portugalisë, Joao Palhinha.

Portugezi 28-vjeçar ka treguar paraqitje të mira deri më tani, duke shënuar tre gola në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Ai me Fulhamin ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Klubi anglez ka opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.

Palhinha vlerësohet 60 milionë euro në tregun e transferimeve. Fulhamit iu bashkua në korrik të vitit 2022 nga Sportingu i Lisbonës.