Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni konfirmon interesimin për Palhinhan

Bayern Munichu ka konfirmuar interesimin për mesfushorin e Fulhamit, Joao Palhinha.

Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, të martën në një intervistë për të përditshmen “Bild” ka thënë se bavarezët mbeten të interesuar për portugezin.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Bayerni të bëjë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit për Palhinhan.

Në fakt, Palhinha ishte pranë kalimit te Bayerni në verë, por transferimi i tij dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Së fundmi, 28-vjeçari ka firmosur kontratë të re me Fulhamin, e cila do ta mbajë në klubin anglez deri në vitin 2028. Këtë edicion Palhinha ka 2 gola të shënuar në 10 paraqitje në Premier League.

Artikuj të ngjashëm