Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me ofertë zyrtare për Palhinhan

Joao Palhinha

Bayern Munichu është i vendosur për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Fulhamit, Joao Palhinha. “Sky Sports Germany” ka raportuar të mërkurën se Bayerni tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit anglez për portugezin.

Bayerni ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e Palhinhas në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe Bayerni do të bëjë të pamundurën për ta bindur Fulhamin në lirimin e tij.

Palhinha, i cili ka 1 gol në 6 ndeshje këtë sezon në Premier League, ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2028. Ai vitin e shkuar iu bashkua ekipit anglez nga Sportingu.