Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City futet në garë për Palhinhan

Pas Bayern Munichut e Arsenalit, edhe skuadra e Manchester Cityt është futur në garë për mesfushorin defensiv, portugezin Palhinha.

“Sky Sports” raporton se City tashmë i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Fulhamit për shërbimet e tij. City ka ofruar 60 milionë euro për Palhinhan, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. 28-vjeçari vlerësohet lart nga trajner i Cityt, Pep Guardiola që po e kërkon me çdo kusht transferimin e tij muajin tjetër.

Pahlihna ka kontratë deri në vitin 2028 me Fulhamin, ekip të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni nga skuadra e Sportingut të Lisbonës.

Ai ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 16 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.