Skuadra e Bayern Munichut përfundimisht ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit defensiv, Joao Palhinha, të cilin synonte ta transferonte këtë muaj. “Bild” shkruan të mërkurën se Bayerni ka njoftuar Fulhamin se këtë muaj nuk do të bëjë ofertë për Palhinhan, por një gjë të tillë do ta bëjë me të përfunduar edicioni aktual.
Bayerni është fokusuar te transferimi i një mbrojtësi dhe për këtë arsye nuk ka insistuar të sigurojë shërbimet e Palhinhas këtë muaj. Palhinha pëlqehet shumë nga trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel dhe ishte pranë kalimit në Gjermani edhe para fillimit të këtij edicioni.
Ai ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2028 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh. Në 20 paraqitje këtë edicion, 28-vjeçari ka dy gola dhe një asistim në të gjitha garat.