Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni i vendosur për transferimin e Palhinhas

Joao Palhinha

Bayern Munichu vazhdon të insistojë për transferimin e Joao Palhinhas në muajin janar, pavarësisht se mesfushori ka kontratë afatgjate me Fulhamin.

Palhinha ishte afër transferimit te Bayerni për afër 65 milionë euro në afatin kalimtar veror, por kalimi i tij dështoi pasi Fulhami nuk gjeti zëvendësues për të.

Më herët gjatë këtij muaji, ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, ndërsa nuk është përfshirë klauzola e lirimit të tij.

28-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensiv ka zhvilluar gjashtë ndeshje në këtë edicion.

Ka shënuar një gol në Premier League.

Artikuj të ngjashëm