Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni “distancohet” nga Palhinha

Joao Palhinha ishte gati ta bëjë lëvizjen drejt Bayernit nga skuadra e Fulhamit. Por marrëveshja dështoi dhe portugezi mbeti pjesë e klubit anglez.

Bayerni nuk dëshiron të vazhdoj bisedimet për 28-vjeçarin, që me Fulhamin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Interesim për portugezin ka shprehur edhe Arsenali. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 60 milionë euro. Palhinha iu bashkua Fulhamit në verën e vitit 2022 nga Sportingu i Lisbonës. Në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 22 paraqitje. Për Portugalinë ka shënuar dy gola në 24 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm