Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami ia cakton çmimin Palhinhas

Joao Palhinha

Skuadra e Fulhamit i ka caktuar çmimin mesfushorit Palhinha, i cili pritet të largohet nga klubi anglez në afatin kalimtar të janarit. Për ta lënë të lirë portugezin, Fulhami po kërkon 50 milionë euro, ndërsa interesim për transferimin e tij, tashmë ka shprehur Bayern Munichu.

Palhinha pëlqehet shumë nga klubi gjerman, i cili tentoi ta transferonte edhe gjatë verës por nuk arriti ta bind Fulhamin në lirimin e tij. 28-vjeçari ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2028 dhe është njëri prej mesfushorëve defensivë më të vlerësuar në Premier League.

Ai ka 2 asistime në 10 paraqitje këtë edicion në kampionatin anglez, ndërsa është pjesë e Fulhamit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Sportingu i Lisbonës.

Artikuj të ngjashëm