Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Palhinhan

Joao Palhinha

Bayern Munichu po synon të bëjë një lëvizje të fundit para mbylljes së afatit kalimtar të verës. “Bild” ka raportuar të enjten se bavarezët kanë kontaktuar Fulhamin në lidhje me mesfushorin Joao Palhinha.

Është trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, që po kërkon transferimin e një mesfushori defensiv dhe po insiston për portugezin.

Palhinha është i gatshëm t’i bashkohet Bayernit, por Fulhami për kartonin e tij po kërkon të paktën 90 milionë euro.

28-vjeçari iu bashkua Fulhamit verën e shkuar nga Sportingu i Lisbonës dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2027.

Këtë edicion, Palhinha ka shënuar 1 gol në dy paraqitje në Premier League.