Futboll

Palhinha huazohet te Tottenham

Joao Palhinha

Joao Palhinha është huazuar te Tottenhami nga Bayern Muncheni. Lajmi është konfirmuar nga të dy klubet. 

Portugezi 30-vjeçar do të qëndrojë te klubi i Premier Leagues për një edicion. Tottenhami do ta ketë edhe opsionin për blerjen e tij. 

Palhinha luan në pozitën e mesfushorit defensiv, ndërsa karrierën e nisi te Sportingu i Lisbonës. 

Ai u transferua te Bayerni nga Fulhami në verën e vitit të kaluar për 51 milionë euro.