Mesfushori i Bayern Munchenit, Joao Palhinha, së shpejti pritet të zyrtarizohet te skuadra e Tottenham Hotsporit. Kështu ka shkruar të premten “BBC”.
Palhinha do t’i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26. Skuadra nga Premier League do ta ketë edhe mundësinë e blerjes të kartonit të portugezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBisedimet mes dy klubeve janë në fazë të avancuar. Palhinha tashmë ka arritur marrëveshje personale me Tottenhamin.
30-vjeçari me Bayernin ka kontratë deri në vitin 2028. Gjigantit bavarez iu bashkua verën e kaluar. Në edicionin e kaluar u përball me disa lëndime dhe nuk arriti që ta tregojë formën më të mirë. I zhvilloi 25 ndeshje në të gjitha garat.
Reprezentuesi i Portugalisë në Premier League është paraqitur edhe për Fulhamin. Karrierë ka bërë edhe te Sportingu i Lisbonës, Braga e Belenenses.