Futboll

Tottenhami shmang humbjen në fund

Tottenhami

Joao Palhinha ka realizuar gol në minutën e 94-t për t’ia siguruar një pikë skuadrës së Tottenham Hotspurit. 

Tottenhami barazoi 1:1 në shtëpi me Wolverhamptonin të shtunën mbrëma. Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues. 

Santiago Bueno e kaloi në epërsi Wolverhamptonin në minutën e 54-t. 

Por Palhinha shënoi krejt në fund të ndeshjes për t’ia siguruar barazimin vendësve. 

Tottenhamit iu anulua një gol i Mohammed Kudusit në minutën e 27-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Për Wolverhamptonin ishte barazimi i parë këtë edicion pas pesë disfatave radhazi. 

Tottenhami ka 11 pikë në vendin e tretë. 

Wolverhamptoni është në pozitën e fundit me vetëm një pikë.