Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Can vazhdon me Dortmundin

Emre Can do ta vazhdojë karrierën me skuadrën e Borussia Dortmundit.

Lajmi është bërë zyrtar nga skuadra “verdhezi”, që të shtunën njoftoi se mesfushori do të jetë pjesë e Dortmundit deri në vitin 2026.

Mesfushori defensiv u transferua nga Juventusi në vitin 2020 për 25 milionë euro.

Është kthyer në një prej lojtarëve kryesor të trajnerit Edin Terziq.

Can luajti 38 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat në edicionin e fundit dhe realizoi tri gola.

Artikuj të ngjashëm