Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet kthimi i Sanchos te Dortmundi

Kthimi i Jadon Sanchos te Dortmundi ende nuk është kompletuar, pasi negociatat mes klubit gjerman dhe atij anglez, Manchester United, janë duke vazhduar.

Sancho pritet t’u bashkohet “verdhezinjve” në formë huazimi, por ende nuk janë finalizuar gjitha detajet në kontratë.

“Sky Sport” i Gjermanisë ka shkruar se Sancho është pajtuar që të huazohet te Dortmundi deri në fund të sezonit.

23-vjeçari tani është në pritje të dritës së gjelbër nga klubi anglez. Ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Erik ten Hag.

Ka zhvilluar vetëm tri paraqitje në Premier League në edicionin aktual. Me Dortmundin, Sancho kishte zhvilluar gjithsej 137 ndeshje, ku kishte shënuar 50 gola dhe 64 asistime.