Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi i gatshëm ta blejë Sanchon

Borussia Dortmundi do të ishte i gatshëm ta blejë kartonin e futbollistit anglez, Jadon Sancho. “Sky” ka raportuar se Dortmundi është i gatshëm të shpenzojë vetëm 30 milionë euro për anglezin.

Ai është i huazuar te skuadra e Dortmundit deri në fund të edicionit aktual. Unitedi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pas përfundimit të këtij edicioni.

Për Sanchon interesim kanë shprehur edhe disa klube të tjera evropiane. Sancho u shit te Unitedi në vitin 2021 për 100 milionë euro. Ai nuk tregoi paraqitje të mira në Angli dhe Unitedi u detyrua ta huazonte te Dortmundi në janar të këtij viti.

Për Dortmundin ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në tetë ndeshje në Bundesligë.

Artikuj të ngjashëm