Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho rikthehet te Dormtundi

Sulmuesi anësor anglez Jadon Sancho është rikthyer te klubi i Bundesligës gjermane Borussia Dortmund.

Sancho 23-vjeçar është huazuar te Dortmundi deri në fund të stinorit nga Manchester Unitedi.

“Jadon është lojtar që e bën dallimin dhe po pres me padurim ta shoh sërish me fanellën ‘verdhë e zi’”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl.

Sancho luajti 137 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat nga viti 2017 deri më vitin 2021, duke shënuara 50 gola e asistuar 64 tjerë. Ai ishte transferuar te Manchester Unitedi në verën e vitit 2021 për 85 milionë euro.

“Kur eca në zhveshtore sot, pata ndjesinë sikur u ktheva në shtëpi. E njoh shumë mirë klubin dhe kam qenë gjithmonë i afërt me tifozët. Kurrë nuk kam humbur kontaktin me njerëzit në këtë klub. Mezi po pres të shoh sërish bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Sancho.