Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi pritet ta rikthejë Sanchon

Jadon Sancho

Jadon Sancho pritet të rikthehet te skuadra e Borussia Dortmundit, ka raportuar “Sky Sports Germany” të mërkurën. Bëhet e ditur se Sancho do t’i bashkohet Dortmundit në afatin kalimtar të janarit, pasi parimisht ka marrëveshje me ekipin gjerman.

Ai do të huazohet nga Manchester Unitedi deri në fund të këtij edicioni, ndërsa Dortmundi do ta ketë opsionin e blerjes së 23-vjeçarit. Sancho do të largohet nga Unitedi, pasi tashmë është përjashtuar nga ekipi i parë pas përplasjeve me trajnerin Erik ten Hag.

Sancho këtë edicion ka vetëm 76 minuta lojë për Unitedin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai iu bashkua Unitedit në vitin 2021 nga Borussia Dortmundi për 100 milionë euro. Sancho ka luajtur pesë edicione për Dortmundin, përpara se të largohet për t’u kthyer në Angli.