Mesfushori ofensiv, Jadon Sancho, përfundimisht do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit. “Sky Sports” ka raportuar të hënën se Unitedi, jo vetëm që e ka nxjerrë në shitje, por edhe ia ka caktuar çmimin anglezit. Për ta lënë të lirë Sachon në fillim të vitit të ardhshëm, Unitedi po kërkon 35 milionë euro.
Sancho ka kohë që është përjashtuar nga ekipi i parë i Unitedit pas fjalosjes me trajnerin Erik ten Hag dhe për këtë arsye do të largohet nga klubi. Interesimi për transferimin e tij nuk mungon, pasi tashmë Sancho po kërkohet nga Tottenhami, Juventusi e Borussia Dortmundi.
23-vjeçari këtë edicion ka vetëm tri paraqitje për Unitedin dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Ai iu bashkua ekipit anglez në vitin 2021 nga Dortmundi për 100 milionë euro.