Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho me statistika mbresëlënëse për Dortmundin në Champions

Jadon Sancho e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë për Dortmundin, që është duke fituar 1:0 ndaj PSV Eindhovenit në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. Sancho shënoi që në minutën e tretë me gjuajtje të fuqishme e të saktë nga distanca.

“Jadon Sancho ka qenë i përfshirë direkt në nëntë gola, në 12-të ndeshjet e fundit në shtëpi për Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë”, shkruan “BBC” të mërkurën. Sancho shënoi gol edhe në fundjavë në fitoren 2:1 të Dortmundit në udhëtim te Werder Bremeni, në kuadër të xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane. Sancho në korrik të vitit 2021 ishte transferuar te Manchester Unitedi për 85 milionë euro. Ai tani është i huazuar nga “djajtë e kuq” te “verdhezinjtë”, deri në fund të edicionit.

Me Unitedin, Sancho ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.