Sport

Dortmundi po punon për rikthimin e Sanchos

Nënkampioni i Gjermanisë, Borussia Dortmund, po punon për rikthimin e Jadon Sanchos nga Manchester Unitedi.

Kështu ka shkruar të dielën mediumi “Daily Star”, që ka njoftuar se Dortmundi ka bërë ofertë zyrtare për Sanchon. Fillimisht ishte bërë një ofertë në formë huazimi për edicionin tjetër, por Unitedi e ka refuzuar atë. Tani është shkruar që “verdhezinjtë” do të ofrojnë 45 milionë për shërbimet e lojtarit.

Sancho nga Dortmundi u transferua tek Unitedi në vitin 2021 për 85 milionë euro, por zyrtarët e klubit anglez kanë pritur më shumë nga sulmuesi i krahut.

Ai në edicionin e kaluar zhvilloi 41 ndeshje, ndërsa realizoi shtatë gola e tri asistime.