Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi kërkon Gosensin

Skuadra e Borussia Dortmundit ka shprehur interesim të madh për Robin Gosensin e Interit.

“Calciomercato” të premten ka shkruar se Dortmundi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare ekipit italian për mbrojtësin e krahut.

Mësohet se Dortmundi po kërkon transferimin e Gosensit në janar dhe për kartonin e tij, ka ofruar në shkëmbim mesfushorin Emre Can.

Gosens pritet të largohet në fillim të vitit të ardhshëm nga Interi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi.

28-vjeçari është rezervist këtë edicion dhe deri më tani ka shënuar një gol në 14 paraqitje. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2026.