Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolfsburgu interesohet për Gosensin

Wolfsburgu ka shfaqur interesim për transferimin e reprezentuesit të Gjermanisë, Robin Gosens, nga skuadra e Interit.

Lajmi është bërë i ditur të dielën, ndërsa për këtë çështje ka folur drejtori sportiv i klubit gjerman, Sebastian Schindzielorz.

29-vjeçari Gosens është mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa ka kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2026. Ai është përdorur vetëm si zëvendësues i Federico Dimarcos në edicionin e kaluar te skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve.

Gosensi ka luajtur për disa klube holandeze para se të transferohej në Itali në vitin 2017. Ekipi i Bundesligës mund të shpenzojë 14 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit, për të cilin interesim ka shprehur edhe Union Berlini.