Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet angleze interesohen për Gosensin

West Ham Unitedi dhe Leicester City janë në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Robin Gosens. “Gazzetta dello Sport” raporton të mërkurën se dy ekipet angleze tashmë kanë kontaktuar Interin në lidhje me Gosensin.

Gjermani pritet të largohet nga ekipi italian në afatin kalimtar të janarit dhe gjasat janë të mëdha që të transferohet në Angli. Si West Hami ashtu edhe Leicesteri janë gati të ofrojnë mbi 25 milionë euro për 28-vjeçarin.

Gosens në fillim të këtij viti iu bashkua Interit, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi. Në 16 ndeshje të luajtura këtë edicion ai ka vetëm një gol të shënuar.

Artikuj të ngjashëm