Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi në garë për Gosensin

Pas Newcastle Unitedit, edhe Interi është futur zyrtarisht në garë për transferimin e gjermanit Robin Gosens, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.

Te Interi, po e shohin Gosensin si përforcim të duhur për krahun e mbrojtjes dhe gjasat janë të mëdha që gjermani të largohet nga Atalanta gjatë këtij muaji.

Atalanta për ta lënë të lirë Gosensin po kërkon të paktën 35 milionë euro dhe Interi po e kërkon huazimin e tij me detyrim të blerjes në fund të sezonit.

Gosens 27-vjeçar është njëri prej mbrojtësve të krahut më të vlerësuar në Serie A kurse me Atalantan ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Këtë sezon, Gosens ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka dy gola e një asistim në tetë paraqitje në të gjitha garat për Atalantan.