Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gosens të enjten i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore te Interi

Mbrojtësi i krahut të majtë, gjermani Robin Gosens tashmë mund të quhet lojtar i skuadrës së Interit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Gosens të enjten do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore te Interi përpara se të prezantohet te kampioni në fuqi i Italisë.

Interi tashmë ka arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e Gosensit gjatë këtij muaji. Interi, fillimisht do ta huazojë Gosensin, kartonin e të cilit do ta blejë detyrimisht në fund të sezonit për 30 milionë euro.

Te Interi, Gosens do të ketë pagë vjetore prej tre milionë eurosh. 27-vjeçari këtë sezon ka dy gola dhe një asistim në tetë paraqitje për Atalantan, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.