Skuadra e Interit do të jetë pa mbrojtësin e krahut të majtë, Robin Gosens, për 10 ditët e ardhshme, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të hënën. Gosens e ka lënduar krahun në fitoren e Interit 3:1 ndaj Lazios, në të cilën kontribuoi me gol të dielën.
Ai shënoi golin e dytë për Interin, ekip që ka konfirmuar lëndimin dhe mungesën e tij.
Shkaku i lëndimit të krahut, Gosens do t’i mungojë Interit në tri ndeshjet e ardhshme. Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në duelet kampionale kundër Veronas e Romas, si dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
28-vjeçari këtë sezon ka 4 gola në të gjitha garat për Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm