Mbrojtësi i krahut të majtë, Robin Gosens, nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni. Gjermani ka bërë të ditur se është i vendosur të qëndrojë tek Interi deri në vitin 2026 kur i skadon kontrata, ka shkruar “Calciomercato” të hënën.
28-vjeçari tashmë ka njoftuar klubin italian për vendimin e tij, si dhe ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera që ishin të interesuara për transferimin e tij në verë.
“Nuk do të largohem nga Interi. Dua ta respektoj kontratën time deri në fund”, është shprehur Gosens.
Ai këtë edicion ka 32 paraqitje dhe dy gola të shënuar në të gjitha garat për Interin, ekip të cilit iu bashkua në janar të vitit të shkuar nga Atalanta.
Artikuj të ngjashëm