Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dumfries mbetet tek Interi

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries nuk do të largohet nga Interi në fund të sezonit, përkundër ofertave nga klubet angleze. Reprezentuesi i Holandës ka bërë të ditur se tashmë ka nisur negociatat me Interin për rinovimin e kontratës, shkruan të martën “Gazzetta dello Sport”.

27-vjeçari ka thënë se ndihet mirë tek Interi dhe për këtë arsye dëshiron të mbetet pjesë e ekipit edhe për një periudhë të gjatë.

Mësohet se atij i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2027 dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti.

Dumfries ka 2 gola e 3 asistime për Interin në 9 paraqitje këtë sezon, ndërsa Interit iu bashkua në vitin 2021 nga PSV Eindhoveni. Kontrata aktuale i skadon atij në vitin 2025.