Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nxjerr në shitje Dumfriesin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries, po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Interit. “Calciomercato” ka raportuar të enjten se Interi tashmë ka vendosur ta nxjerrë në shitje holandezin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tek Interi janë të detyruar të bëjnë një lëvizje të tillë, në mënyrë që të investojnë për përforcimet e reja pas sezonit aktual. Ekipi italian po kërkon 60 milionë euro për holandezin, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha nga Anglia.

26-vjeçari në vitin 2021 iu bashkua Interit nga PSV Eindhoveni për 16 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Edhe këtë sezon, Dumfries ka vazhduar me paraqitje të mira tek Interi, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.