Mbrojtësi i krahut, Denzel Dumfries do të largohet nga skuadra e Interit me të përfunduar edicioni aktual.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se ekipi italian tashmë i ka caktuar çmimit reprezentuesit të Holandës, i cili po pëlqehet shumë nga skuadrat angleze. Për ta lënë të lirë në verë 27-vjeçarin, Interi po kërkon 50 milionë euro. Dumfries do të largohet nga Interi pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025.
Ai është pjesë e Interit prej vitit 2021, ndërsa këtë edicion ka 2 gola e 4 asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat. Interesim të madh për holandezin, ka kohë që kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Artikuj të ngjashëm