Pas Manchester Unitedit e Chelseat, edhe Aston Villa është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Denzel Dumfries. “Tuttomercatoweb” ka raportuar të hënën se Aston Villa tashmë i ka bërë Interit ofertë zyrtare për holandezin, i cili pritet të largohet në verë.
Mësohet se për kartonin e tij Aston Villa ka ofruar 45 milionë euro. 26-vjeçari po shihet si përforcim i duhur te Aston Villa për sezonin e ri dhe trajneri Unai Emery po insiston në transferimin e tij.
Dumfries ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e 6 asistime në 38 ndeshje të luajtura deri më tani.
Artikuj të ngjashëm