Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle, favorit për Dumfriesin

Newcastle Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Denzel Dumfries, përcjell “Sky Sports” të enjten. Mësohet se ekipi anglez i ka ofruar 40 milionë euro për lirimin e holandezit në fund të sezonit aktual.

Dumfries do të largohet këtë verë nga Interi, ndërsa thuhet se ekipi italian në parim e ka pranuar ofertën e Newcastlet. Dumfries po shihet si përforcim i duhur te Newcastle, ekip që ka parakaluar Manchester Unitedin për transferimin e tij.

27-vjeçari këtë edicion ka 2 gola e 6 asistime në të gjitha garat për Interin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021. Ai me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm