Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Dumfriesin

Denzel Dumfries, sport, tottenham, futboll

Skuadra e Chelseat po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut, Denzel Dumfries. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se Chelsea ka bërë gati ofertën për ta bindur Interin në lirimin e holandezit gjatë afatit kalimtar të janarit. Për kartonin e tij, londinezët do të ofrojnë 40 milionë euro.

Tek Interi janë të gatshëm ta shesin 26-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.

Dumfries iu bashkua ekipit italian vitin e shkuar nga PSV Eindhoveni, ndërsa këtë edicion ka dy gola e po aq asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.