Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Dumfriesin

Chelsea nuk ka të ndalur. Së fundmi ekipi nga Londra ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Interit, Denzel Dumfries.

26-vjeçari i Përfaqësueses së Holandës me Interin ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai sezonin aktual në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 25 paraqitje. Pjesë e Interit është prej vitit 2021.