Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dimarco me kontratë të re tek Interi

Paraqitjet e mira të Federico Dimarcos kanë bërë që mbrojtësi i krahut të majtë të shpërblehet me kontratë të re tek Interi

“Gazzetta dello Sport” bën të ditur të hënën se Dimarcos tashmë i është ofruar kontrata e re dhe marrëveshja mes palëve pritet të arrihet brenda kësaj jave.

Me kontratën e re, Dimarco do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2028. Kontrata aktuale i skadon 25-vjeçarit në vitin 2026, por tek Interi duan ta mbajnë më gjatë në ekip pas paraqitjeve të mira këtë edicion. Në 6 ndeshje të luajtura, Di Marco ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 3 asistime.

Ai ka edhe 12 paraqitje dhe 2 gola të shënuar për Italinë, për të cilën debutoi vitin e shkuar.