Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja, në garë për Dimarcon

Pas Manchester Unitedit edhe Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut Federico Dimarco, shkruan “L’Equipe” të enjten. Bëhet e ditur se ekipi francez po synon transferimin e italianit në afatin kalimtar të janarit.

Dimarco po pëlqehet shumë nga trajneri Luis Enrique, i cili po insiston ta ketë te Parisi prej vitit të ardhshëm. Mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur paraqitje të mira këtë sezon me Interin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Në 9 paraqitje këtë edicion, Dimarco ka 1 gol e 3 asistime, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 50 milionë euro. 25-vjeçari ka edhe 14 paraqitje e 2 gola të shënuar për Italinë.