Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dimarco vazhdon kontratën me Interin

Interi ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Federico Dimarcon. Dimarco do të jetë pjesë e klubit “nerazzurr” deri në vitin 2027.

Mbrojtësi italian është produkt i Akademisë së Interit dhe ka pasur paraqitje shumë të mira nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi.

Ai është një prej mbrojtësve më të mirë të krahut të majtë në Serie A, ndërsa për të kanë shprehur interesim Neëcastle e Chelsea.

Dimarco në edicionin aktual ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm