Mbrojtësi i krahut, Matteo Darmian do të mbetet pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Darmian ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Interin, e cila do të bëhet zyrtare së shpejti.
Me kontratën e re, Darmian do të mbetet tek Interi deri në verën e vitit 2026, ndërsa kontrata aktuale i skadon në fund të edicionit. 33-vjeçari vlerësohet lart nga trajneri Simone Inzaghi, i cili edhe ka kërkuar që Darmianit ti ofrohet kontrata e re.
Darmian është pjesë e Interit prej vitit 2020, ndërsa këtë edicion ka 14 paraqitje dhe 1 asistim në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm