Mbrojtësi i krahut, Matteo Darmian, ka arritur marrëveshje me Interin për kontratën e re, raporton “Gazzetta dello Sport” të premten.
Bëhet e ditur se Darmian është pajtuar me ofertën e Interit për të firmosur kontratën e re, pasi aktualja i skadon në fund të këtij sezoni.
Me kontratën e re, e cila do të zyrtarizohet së shpejti, Darmian do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit të ardhshëm si dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Po ashtu, 33-vjeçari do të ketë edhe një pagë vjetore prej tre milionë eurosh. 33-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2020, ndërsa mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.
Ai këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.