Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pa vendim për të ardhmen e Darmianit

E ardhmja e mbrojtësit të krahut, Matteo Darmian, nuk është e sigurt tek Interi pas përfundimit të këtij sezoni, raporton “Football-Italia” të enjten.

Darmian po shpreson që klubi t’i ofrojë kontratë të re, por tek Interi nuk janë të gatshëm për një gjë të tillë pasi ende nuk kanë marrë një vendim të prerë. 32-vjeçari është njëri prej lojtarëve të shumtë tek Interi që i skadon kontrata në fund të këtij edicioni, së bashku me Milan Skriniarin, Edin Xhekon, Roberto Gagliardinin, Danilo D’Ambrosion e Stefan De Vrijin.

Këtë edicion, Darmian ka qenë i pazëvendësueshëm te trajneri Simone Inzaghi duke regjistruar pesë paraqitje në Serie A. Ai është pjesë e Interit prej vitit 2020.