Mbrojtësi Matteo Darmian nuk do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata. “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të martën se Darmian ka arritur marrëveshje me Interin për rinovimin e kontratës, që do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.
Me rinovimin e kontratës Darmian do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2024.
33-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon dhe ka bindur klubin që ta mbajë edhe për një vit në radhët e veta. Në 16 ndeshje në të gjitha garat, Darmian ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.
Para se t’i bashkohej Interit në vitin 2020, Darmian ka bërë karrierë edhe te Parma, Manchester Unitedi, Torino, Palermo e Milani.