Paris Saint-Germaini po e monitoron situatën e mesfushorit Casemiro te skuadra e Manchester Unitedit. “L’Equipe” njofton të martën se Parisi është i gatshëm për ta transferuar Casemiron në afatin kalimtar të janarit dhe së shpejti do t’i nisë negociatat me Unitedin.
Casemiro pritet të largohet nga ekipi anglez pasi tashmë është nxjerrë në shitje, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.
PSG-ja është gati të ofrojë një shumë të tillë për Casemiron, i cili ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2026. 31-vjeçari iu bashkua ekipit anglez vitin e shkuar nga Real Madridi, ndërsa në Evropë ka luajtur edhe për Porton.
Në 12 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, Casemiro ka 4 gola e 1 asistim për Unitedin.