Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kërkon 60 mln për Casemiron

Te Manchester Unitedi janë të vendosur për ta shitur brazilianin Casemiro në afatin kalimtar të janarit.

"Sky Sports” ka njoftuar të shtunën se Unitedi po kërkon 60 milionë euro për kartonin e tij dhe është në pritje të ofertave për mesfushorin.

Mësohet se tek Unitedi nuk llogaritin në Casemiron, i cili këtë edicion nuk ka treguar paraqitje të mira dhe për këtë arsye tashmë e kanë nxjerr në shitje.

Casemiro këtë edicion ka 4 gola dhe 1 asistim në 12 paraqitje për ekipin anglez në të gjitha garat.

31-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2026. Ai është pjesë e Unitedit pret vitit të shkuar kur iu bashkua nga Real Madridi për 80 milionë euro.