Manchester Unitedi ka mbetur pa mesfushorin Casemiro, i cili do të pauzojë për disa javë shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës. Lajmi është bërë i ditur të premten nga ekipi anglez, i cili shpreson që braziliani të rikthehet në fushë muajin tjetër.
Casemiro ishte kapiten i Unitedit në humbjen 3:0 nga Newcastle, por u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë shkaku i lëndimit.
Për 31-vjeçarin ky është lëndimi i dytë këtë edicion. Ai u lëndua edhe muajin e shkuar, duke i munguar Unitedit në tri ndeshje në të gjitha garat.
Këtë edicion, Casemiro ka 12 paraqitje për Unitedin, ndërsa ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim.