Manchester Unitedi është duke e menduar transferimin e futbollistit të Paris Saint-Germainit, Achraf Hakimi, për edicionin tjetër.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Football Insider”.
Çmimi i Hakimit vlerësohet të jetë rreth 70 milionë euro.
Megjithatë, “djajtë e kuq” janë të gatshëm ta shpenzojnë edhe këtë shumë të parave për gjysmëfinalistin e Kupës së Botës në Katar.
24-vjeçari vlerësohet si një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë aktualisht.
Ai ka realizuar katër gola dhe ka regjistruar pesë asistime në 36 paraqitje për parisienët në këtë edicion.