Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Hakimin

Manchester Unitedi thuhet se ka pasur bisedime me Paris Saint-Germainin në lidhje me mbrojtësin Achraf Hakimi.

"Football Transfers" bën të ditur se trajneri Erik ten Hag është një admirues i madh i marokenit dhe e konsideron atë opsionin ideal për vendin e mbrojtësit të djathtë në “Old Trafford”.

Hakimi shënoi katër gola dhe gjashtë asistime gjatë sezonit të tij debutues në “Parc des Princes” sezonin e shkuar.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit me kampionët e Francës është deri në vitin 2026.