Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Angli.
Ai pritet të transferohet te Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit, ka bërë të ditur “Daily Mail” të martën.
Mësohet se Hakimi parimisht ka arritur marrëveshje personale me Unitedin, ekip që po negocion me Paris Saint-Germainin për lirimin e tij.
Hakimi nuk është i kënaqur në Francë dhe ka kërkuar largimin në fund të edicionit, ndërsa Parisi po kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij. 24-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime në të gjitha garat. Para se t’i bashkohej PSG-së në vitin 2021, Hakimi ka luajtur edhe për Interin, Borussia Dortmundin e Real Madridin.