Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea pas Hakimit

Achraf Hakimi - Maroku

Drejtuesit e Chelseat nuk e kanë ndërmend t’i ndalin transferimet, pasi po planifikojnë të bëjnë përforcime edhe në afatin kalimtar të verës. Njëri prej emrave më të lakuar në kampin londinez është ai i mbrojtësit të krahut të djathtë, marokeni Achraf Hakimi.

Chesea kanë ndërmend ta testojë Paris Saint-Germainin me një ofertë për 24-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2026. “Sky Sports” shkruan të enjten se Chelsea është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për ta bindur ekipin francez në lirimin e Hakimit.

Hakimi është pjesë e Parisit prej vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Interi, Real Madridi e Borussia Dortmundi. Ai këtë sezon ka zhvilluar 36 ndeshje deri më tani për PSG-në, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 5 herë.