Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Hakimin

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, marokenin Achraf Hakimi, ka bërë të ditur “The Athletic” të hënën.

Te Chelsea janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Hakimi po shihet si përforcim ideal për këtë pozitë. Megjithatë, për ta siguruar Hakimin, Chelsea duhet t’i ofrojë Paris Saint-Germainit rreth 60 milionë euro. Hakimi nuk është i kënaqur në Paris dhe është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti francez pas vetëm një viti.

23-vjeçari iu bashkua Parisit verën e shkuar nga Interi dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Në sezonin e tij të parë te PSG-ja, Hakimi në 41 paraqitje kontribuoi me katër gola e gjashtë asistime