Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hakimi do të largohet nga PSG-ja

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi, do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij edicioni.

“L’Equipe” ka raportuar të hënën se Hakimi ka kërkuar nga klubi që ta nxjerrë në shitje gjatë kësaj vere. Mësohet se ai nuk është i kënaqur te Parisi dhe për këtë arsye po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

23-vjeçari iu bashkua Parisit nga Interi verën e shkuar për 60 milionë euro dhe ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026. Hakimi ka shënuar tri gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 37 paraqitje për Parisin në të gjitha garat këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm